Në ndeshjen e javës së 29-të të Serie A, mes Napolit dhe Lecces ndodhi një episod që solli panik tek të gjithë të pranishmit në fushë por edhe në stadium.

Sulmuesi i Lecce-s nga Zambia, Banda, u rrëzua në tokë përgjatë vijës anësore, në një zonë ku ishte vetëm.

E gjitha ndodhi rreth minutës së 88-të, dhe ishte Antonio Conte, i cili ishte më afër tij nga stoli dhe kërkoi ndihmë. Banda, i cili menjëherë u duk i vetëdijshëm, u transportua me barelë.

Një moment panikur që për fat të mirë kaloi pa pasoja për lojtarin dhe të gjithë të pranishmëve që u bënë dëshmitarë të një skene të frikshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB