Premier League ‘mbytet’/ Asnjë fitore në ndeshjet e para në 1/8 e finaleve në Ligën e Kampioneve
Shtyrja që Pedro Neto i bëri mbledhësit të topave në ndeshjen e 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve mes Paris Saint Germainit dhe Chelsea, mund t’i kushtojë sulmuesit portugez që mund të skualifikohet.
UEFA bëri të ditur se ka hapur një hetim disiplinor për futbollistin e skuadrës londineze për sjellje antisportive në bazë të nenit 15 të rregullores disiplinore të qeverisë së futbollit evropian dhe se një vendim do të merret në kohën e duhur.
Sanksioni UEFA për Pedro Neto pritet të jetë skualifikimi për në ndeshjen e kthimit mes Chelsea dhe Paris Saint Germainit që do të luhet javën e ardhshme në Stamford Bridge.
Në ndeshjen e zhvilluar në Parkun e Princave, Pedro Neto teksa po tentonte të rikuperonte shpejt një top në vijën anësore për të rinisur lojën, shtyu mbledhësin e topave që rrëshqiti në tokë. Në fund të ndeshjes, portugezi i kërkoi ndjesë mbledhësit të topave, të cilit i dhuroi edhe fanelën e tij/
‘Po humbisnim, doja të merrja topin shumë shpejt dhe nga emocioni i dhashë një të shtyrë të vogël-tha Pedro Neto-ishte një moment tensioni dhe kërkoj ndjesë. I dhurova fanelën time. Më vjen vërtet shumë keq, ndjej detyrimin që t’i kërkoj ndjesë’.
Top Channel