Openda si Ronaldo dhe Pogba; e njëjta fanelë…e njëjta vilë
Juventus i sezonit 2026/27 po përgatitet për manovra të mëdha sidomos në sulm. Me David dhe Openda ‘të ngelur në klasë’ deri në këtë momend dhe me kontratën e Vlahovic që ende duhet rinovuar, është praktikisht e sigurt se Comolli, Modesto dhe Chiellini do të sjellin në Torino një qendërsulmues klasi ku të bazohet reparti i sulmit të sezonit të ardhshëm.
Që kërkesa është që në skuadër të vinë futbollistë gati për skuadrën e tregojnë zërat e bujshme të orëve të fundit; Juventus ka bërë një sondazh me personat rreth Robert Lewandowskit. Sulmuesi polak me 14 gola në 34 ndeshje sezonale me Barcelonën, ka një kontratë me klubin katalanas që skadon në qershorin e këtij viti. Në këtë kontratë blaugranat kanë një klauzolë të njëanshme(por që mund të refuzohet nga Lewandowski si pjesë e një akordi zotërinjsh mes palëve) për një rinovim me një vit, por që nuk duket se duan që ta aktivizojnë.
Nga persona pranë sulmuesit polak, mësohet se sulmuesi ende nuk e ka marrë një vendim për të ardhmen. E vetmja gjë që është thuajse e sigurt është mungesa e rinovimit me Barcelonën. Por në këtë pikë nuk përjashtohet mundësia që Lewandowski të transferohet ne MLS, klubet e të cilit do t’i garantonin një pagë më të lartë se ofertat e klubeve evropiane dhe një zgjedhje jete ‘alla Messi’ për të mbyllur karrierën në një kampionat më pak stresues.
Top Channel