Openda si Ronaldo dhe Pogba; e njëjta fanelë…e njëjta vilë
Zlatan Ibrahimovic flet për të ardhmen e Milanit dhe këtë e bën një një intervistë për CBS Golazo, por pa harruar të bëjë edhe ndonjë batutë rreth derbit të Madonninës me Interin i fituar nga Milani.
‘Duhet të jeni në anën e duhur të Milanos; është ajo blu dhe ajo e kuqja, ne jemi ajo e modës-tha Ibrahimovic duke buzëqeshur.
Suedezi që tashmë është në rolin e Këshilltarit për fondin RedBird shpjegon sesi Massimiliano Allegri në drejtim të të cilit po bien sirenat e Realit të Madridit, është në qendër të projektit të botës kuqezi duke folur edhe për strategjitë e merkatos.
‘Ka fituar trofe me Milanin në të kaluarën dhe ishte i zoti kur më stërviste-vijon Ibrahimovic-futbollistët e asaj kohe si Seedorf dhe Cassano ishin ndryshe nga ata aktualë; ndoshta këta aktualë kanë më pak karakter dhe atij i pëlqen të ketë futbollistë me karakter’
Allegri dhe Reali i Madridit. Zlatan blindon trajnerin kuqezi dhe nuk ia kursen elozhet trajnerit toskan. ‘Allegri është shumë i zoti në raportet me futbollistët dhe po e menaxhon grupin në perfeksion-shtoi Ibrahimovic-sot po i transmeton skuadrës atë çfarë është më e mirë. Është një fitues, kupton se çfarë do të thotë të jesh te Milani dhe këtë duhet ta bëjë ta kuptojnë edhe futbollistët’
Modric, Rabiot dhe Nkunku; elozhet t Ibrës për liderët e Milanit. Por ka futbollistë që sipas Ibrahimovic nuk është e nevojshme t’u transmetosh asgjë. ‘Modric nuk është e nevojshme t’i shpjegosh asgjë, edhe Rabiot për mendimin tim është i një niveli tjetër. Dhe pastaj janë Maignan dhe Nkunku; kam luajtur me ta kur ishin 17 vjeç te PSG dhe tani janë te Milani-tha Ibrahimovic
Mes trofeve dhe Milan Futuro; filozofia e re e RedBird. Kështu, klubi kuqezi kërkon një ekuilibër mes
projektualitetit dhe trofeve. ‘Në Itali të gjithë janë të fokusuar te rezultatet, të gjithë duan të fitojnë-tha Ibra-duke kërkuar fitoret, kërkohen futbollistë që janë gati duke iu hequr hapësirat atyre që kanë potencial me rrezikun e bllokimit të zhvillimit të tyre. Te Milani e kemi ndryshuar këtë mentalitet; kur je i ri duhet të luash, nëse nuk luan te Milan Futuro, shkon te skuadra Primavera, rritesh dhe të marrim sërish. Por tifozët janë mësuar me trofe, 7 Champions dhe 19 tituj; janë mësuar me këtë dhe ne duhet t’ua japim’.
Top Channel