Conference League/ Rayo Vallecano e Ivan Balliut pranë çerekfinaleve, fitore me peshë edhe për Shakhtar Donetsk
Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës. Në stadiumin Dall’Ara dy skuadrat italiane e mbyllën euroderbin e këtij kompeticioni me barazimin 1-1 duke lënë gjithçka të hapur për çështjen e kualifikimit.
Ishte një ndeshje ku gjithçka ndodhi në pjesën e dytë të saj pasi 45 minutat e para u mbyllën me barazimin 0-0 me Bolognan që ishte më kërkuese në fushën e lojës. Në fillimin e pjesës së dytë, skuadra e Vincenzo Italianos zhbllokoi rezultatin me bernardeschin që mposhti Svilar me një gjuajtje me të majtën e pamundur për t’u pritur nga portieri i Romës. Verdhekuqtë tentuan menjëhere më Malen, ndërkohë që në krahun tjetër Pobega shpërdoroi shansin për të shënuar golin e dytë. Në minutën e 71, skuadra e Gasperinit barazoi shifrat në 1-1 me Pellegrinin, një rezultat që nuk ndryshoi më deri në fund të 90 minutëshit me Bolognan dhe Romën që do të zgjidhin çështjen e kualifikimit javën e ardshme në Olimpico.
Aston Villa mori një fitore të rëndësishme në transfertë teksa mundi Lillë me rezultatin 1-0 përë të pasur një avantazh për sfidën e kthimit që do të luhet në Villa Park. Njeriu i ndeshjes për skuadrën e drejtuar nga Unai Emery u bë Ollie Ëatkins me golin e shënuar në minutën e 61 të sfidës. Fitore shënoi edhe Panathinaikos që në Athinë mundi Betis Sevilla me rezultatin e ngushtë 1-0. Taborda me penallti në minutën e 88 ishte ai që vulosi fitoren skuadrës greke, ndërkohë që të dyja skuadrat e mbyllën sfidën me 10 futbollistë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Zaroury dhe Llorente. Sfida e kthimit do të luhet në Spanjë dhe me rezultatin 1-0 çështja e kualifikimit është ende e hapur edhe pse Panathinaikos ka një avantazh të lehtë. Fitore me peshë në transfertë mori edhe Porto që iu imponua Stuttgart në Gjermani me rezultatin 2-1. Për skuadrën luzitane shënuan Moffi dhe Mora, që të dy në 45 minutat e para të ndeshjes, ndërkohë që Stuttgarti vetëm sa shkurtoi diferencën me Undav. Kështu Porto shkon më e qetë në ndeshjen e kthimit që do të luhet në Portugali.
Top Channel