Cristiano Ronaldo rikthehet në Madrid, portugezi nis rikuperimin për të qenë gati për Botërorin 2026
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, njoftoi të mërkurën në mëngjes se ishte takuar me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe kishte diskutuar pjesëmarrjen e Iranit në Kupën e Botës.
“Presidenti Trump përsëriti se ekipi iranian është, sigurisht, i mirëpritur të garojë në turneun në Shtetet e Bashkuara”, tha Infantino pas takimit. Irani u kualifikua për Kupën e Botës 2026, që do të mbahet këtë verë në SHBA, Kanada dhe Meksikë, dhe është planifikuar të luajë tre ndeshje të fazës së grupeve midis Los Angeles dhe Seattle – por pjesëmarrja e tij është vënë në dyshim javët e fundit.
Trump, së bashku me aleatët e tij izraelitë, nisi një ofensivë ushtarake kundër Iranit në fund të muajit të kaluar. Sulmet ajrore vranë udhëheqësin suprem iranian, por nuk kanë arritur të rrëzojnë regjimin dhe kanë shkaktuar hakmarrje rajonale me dronë dhe raketa nga Teherani. Lufta ka nxitur gjithashtu një rritje të çmimeve të naftës, duke shkaktuar shqetësim për ekonominë globale.
“Të gjithë kemi nevojë për një ngjarje si Kupa e Botës FIFA për t’i bashkuar njerëzit tani më shumë se kurrë, dhe e falënderoj sinqerisht Presidentin e Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e tij, pasi kjo tregon edhe një herë se Futbolli Bashkon Botën”, shtoi Infantino. Infantino, i cili ka qenë kreu i organit qeverisës të futbollit botëror që nga viti 2016, i dha Trump, Çmimin e Parë të FIFA-s për Paqen në dhjetor të vitit të kaluar.
Duke zbuluar nderin, organi drejtues tha se do të “shpërblejë individët që kanë ndërmarrë veprime të jashtëzakonshme për paqen dhe duke vepruar kështu, kanë bashkuar njerëz në të gjithë botën”.
Top Channel