Çfarë ndodh nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026? Mediat hedhin hipotezat: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë
Kombëtarja e Iran nuk do të marrë pjesë në Botërori 2026, e cila do të zhvillohet këtë verë në SHBA, Meksikë dhe Kanada, thekson ministri i Sportit iranian,
Vendimi ishte vënë në pikëpyetje pas konfliktit që shpërtheu javët e fundit në Lindjen e Mesme, por konfirmimi erdhi nga ministri iranian i sportit, Ahmad Donyamali, gjatë një interviste për televizionin shtetëror.
“Meqenëse kjo qeveri e korruptuar vrau udhëheqësin tonë (Ali Khamenei), ne nuk kemi ndërmend të marrim pjesë në Kupën e Botës,” deklaroi Donyamali.
Ai theksoi gjithashtu atë që e quajti “masa të liga të marra kundër Iranit” nga Shtetet e Bashkuara. Sipas tij, vendi ka përjetuar dy luftëra brenda tetë ose nëntë muajve të fundit.
“Dy luftëra na janë imponuar në tetë ose nëntë muaj dhe disa mijëra qytetarë tanë janë vrarë. Ne nuk kemi absolutisht asnjë shans për të marrë pjesë,” shtoi ministri.
Tërheqja e Iranit nga turneu mund të krijojë një situatë të re për organizatorët dhe për FIFA, e cila do të duhet të vendosë për hapat e mëtejshëm në lidhje me vendin që mbetet vakant në turne.
Gjithsesi ende nuk është e qartë se kjo deklaratë e Ministrit të Sporteve është një vendim përfundimtar apo jo, ndërkohë që më herët, presidenti i FIFA, Gianni Infantino kishte deklaruar në një postim në Instagram se Donald Trump i kishte thënë se skuadra e Iranit ishte e mirëpritur për të marrë pjesë në turneun e SHBA pavarësisht luftës.
🇮🇷 Irán avisa de que no irá al Mundial debido al conflicto en Oriente Medio.
❌ Lo ha anunciado Ahmad Doyanmali, ministro de Deportes de Irán.
Vía ‘iribnews’ pic.twitter.com/AdvfZzlV5O
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) March 11, 2026
Top Channel