Liga e Kampioneve, nata e madhështisë së Realit të Madridit dhe kampionëve të PSG-së, ndërkohë vazhdon surpriza Bodo Glimt
Reali i Madridit bën një hap të madh drejt kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampioneve.
Në Santiago Bernabeu, Los Blancos iu imponuan Manchester City të Pep Guardiolës, duke e mundur me rezultatin 3-0, me protagonist absolut Federico Valverden.
Pjesa e parë ishte thjesht perfekte për Realin e Madridit, që e mbylli atë me rezultatin 3-0. Valverde ishte i papërmbajtur në këto 45 minuta të para, me uruguaianin që shënoi të tre golat për Los Blancos.
Valverde e nisi spektaklin e tij në minutën e 20, kur zhbllokoi rezultatin për skuadrën e Realit të Madridit, një gol që ishte një goditje e rëndë për Manchester City, i cili 7 minuta më vonë u ndëshkua sërish nga Valverde pas një asisti të Vinicius, dhe rezultati shkoi në 2-0 për skuadrën merenges. Por telashet për Citizens nuk u mbyllën këtu, sepse në minutën e 42 Valverde plotësoi tregolëshin personal, duke e çuar rezultatin në 3-0 për Realin e Madridit.
Në fillimin e pjesës së dytë, Reali i Madridit fitoi një 11-metërsh, por Vinicius gaboi nga pika e bardhë pasi Donnarumma e priti gjuajtjen e tij, me brazilianin që humbi shansin për të zhytur edhe më thellë skuadrën e Guardiolës.
Kështu Reali hedh një hap të sigurt në çerekfinale, ndërsa City do të kërkojë një mrekulli pas një jave në “Etihad”.
Rezultati:
Real Madrid 3-0 Manchester City
Valverde 20′, 27′, 42′
Ngjarjet Kryesore:
90+4′ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-0 të Realit!
57′ Donnarumma i thotë “jo” Viniciusit, duke pritur 11-metërshin e brazilianit. (Video)
56′ Penallti për Realin, e fiton Vinicius Junior, pas ndërhyrjes së gabuar të Donnarummës.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+2′ Mbyllet pjesa e dytë në “Bernabeu”!
42′ Gol Real Madrid 3-0/ Valverde kalon bukur mbrojtësin dhe godet duke tundur rrjetën. (Video)
27′ Gol Real Madrid 2-0/ Valverde merr një top në zonë dhe godet me të majtën duke ndëshkuar për të dytën herë Donnarummën. (Video)
20′ Gol Real Madrid 1-0/ Courtois hedh një top të gjatë përpara, i cili kontrollohet në mënyrë perfekte nga Valverde, me këtë të fundit që kalon Donnarummën dhe tund rrjetën. (Video)
8′ Reali i shkon pranë golit me Brahim Diaz, por tentativa e marokenit ndalet nga Donnarumma.
1’ Nis sfida në “Santiago Bernabeu”!
Formacionet Zyrtare:

Top Channel