Raketat iraniane mbi hapësirën ajrore turke, reagon Rama: Kërcënim serioz për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare
Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas vendimit të Sekretariatit të Etikës për të përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit Gazment Bardhin dhe Klevis Balliun.
Në një deklaratë për mediat Gjekmarkaj u shpreh se vendimi tregon qartë se Komisioni i Etikës nuk është më një mekanizëm mbrojtës, por një instrument politik për të goditur opozitën.
“Vendimi për përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit të Gazment Bardhit dhe Klevis Balliut tregon qartë se i ashtuquajturi Komision i Etikës nuk është më një mekanizëm për të mbrojtur etikën parlamentare, por një instrument politik për të goditur opozitën. Nje komision qe fyen etiken e çdo shqiptari me nënshtrimin dhe pranimin e diktatit politik nga ana e tij!
Ky komision, i kryesuar nga Ulsi Manja, zgjodhi të ndëshkojë opozitën, ndërkohë që heshti përballë një prej fyerjeve më të rënda që është dëgjuar në sallën e Kuvendit. Taulant Balla, arkitekti i kaosit dhe provokatori i situatës, i është drejtuar deputetes Albana Vokshi me një gjuhë brutale dhe denigruese, duke kaluar çdo kufi të etikës parlamentare.
Justifikimi se gjithçka u mbyll me një kërkim faljeje është një tjetër fyerje për inteligjencën e opinionit publik. Zoti Balla nuk kërkoi falje reale. Ai tentoi ta relativizojë deklaratën e tij, duke pretenduar në mënyrë absurde se numri “0900” qenka një numër i Bashkimit Europian. Kjo nuk është falje; kjo është një përpjekje për të mashtruar opinionin publik dhe për të shmangur përgjegjësinë! Nje shpalosje mujsharie e arrogance totale u konsumua me këtë akt!
Paradoksi është i qartë dhe i papranueshëm: ai që fyeu brutalisht një kolege nuk dënohet, ndërsa ata që ngritën zërin për këtë thyerje të çdo kodi etik ndëshkohen dhe përjashtohen nga salla e Kuvendit. Ky është standardi i dyfishtë që sot po imponohet në parlament.
Mazhoranca po sillet si një bandë politike që përdor rregulloren sipas interesit të saj e trajton ate si nevojtore politike, ndëshkon kundërshtarin dhe mbron të vetët, edhe kur ata shkelin çdo normë të etikës dhe të respektit njerëzor.
Kjo sjellje nuk synon debat idesh, por tension dhe përplasje. Opozita po provokohet qëllimisht drejt konfliktit fizik, në vend që të përballet me argumente dhe alternativa në një parlament normal.
Kur partia bashkohet me shtetin dhe institucionet përdoren si vegla politike, siç po ndodh sot, nuk është e vështirë të kuptohet pse klima politike degradohet në këtë mënyrë.
Megjithatë, opozita nuk do të tërhiqet nga detyra e saj për të mbrojtur interesin publik dhe demokracinë. Me 12 Mars do jemi shumë per ta deshmuar këtë”, u shpreh Gjekmarkaj.
Top Channel