Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia ishte në aksion për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë
09/03/2026 16:03
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në lagjen Kiras, Shkodër.
Korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani bën me dije se policia ka qenë në ndjekje të një personi me rrezikshmëri, kur është qëlluar në ajër.
Sakaq, zona është rrethuar nga forca shtesë të policisë.
Top Channel