Pas reagimit të presidentit Trumbp, Australia i jep azilin futbollisteve iraniane
Trajneri spanjoll Xabi Alonso mund të bëjë një rikthim sensacional te gjigantët anglezë Liverpool.
Sipas raportimeve nga media spanjolle OK Diario, ai tashmë ka arritur një marrëveshje verbale me Reds për të marrë përsipër ekipin nga sezoni 2026/27. Sipas raportit, marrëveshja parashikon një kontratë trevjeçare, por aktivizimi i saj varet shumë nga performanca e trajnerit aktual të Liverpoolit, Arne Slot. Madje thuhet se kjo marrëveshje mund të anulohet nëse Slot arrin ta udhëheqë Liverpoolin drejt triumfit të Ligës së Kampionëve këtë sezon.
Kontaktet e para joformale midis palëve thuhet se u zhvilluan në fund të nëntorit, në një kohë kur Alonso po përballej me presion në klubin e tij aktual. Në atë kohë, drejtuesit e Liverpool filluan të shqyrtonin mundësinë e rikthimit të ish-mesfushorit të tyre në stol duke filluar nga vera e ardhshme. Interesi për Alonson nuk është diçka e re. Në verën e vitit 2024, ai ishte në radarin e Liverpoolit dhe Bayern Munich pas suksesit të madh që arriti në Gjermani, kur fitoi titullin dhe kupën pa pësuar asnjë humbje në kampionat.
Megjithatë, në atë kohë 44-vjeçari vendosi të qëndronte në klubin e tij dhe refuzoi ofertat nga klube më të mëdha. Tani mbetet të shihet nëse kthimi i tij në Anfield do të materializohet në të ardhmen e afërt.
Top Channel