Ashtu siç mund të imagjinohej, konferenca për shtyp e trajnerit Hansi Flick në prag të ndeshjes së 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve me Neëcastle u shenjua nga tensioni elektoral që po përjeton klubi dhe nga deklaratat e ish trajnerit Xavi Hernandez në intervistën e tij për La Vanguardia.

Trajneri 46 vjeçar mes të tjerave tha në intervistën e tij: ‘Flick erdhi të më kërkojë ndjesë, sepse dy javë përpara se të më shkarkonin e pyeta nëse ishte e vërtetë që do të vinte te Barcelona’.

I pyetur në lidhje me këtë deklaratë, trajneri gjerman argumentoi se bisedat private prandaj janë të tille.

‘Me Xavin jemi kolegë në profesion dhe kemi një raport të mirë-shtoi Flick-e vizitova, e takova kur erdha këtu, por është diçka private. Është sikur të flas me bashkëshorten time për një temë private. Dhe nuk flas për këtë. Nuk komentoj asgjë sepse e di të vërtetën dhe e mbaj me vete.  Nuk do ta them këtu’

Në konferencën për shtyp, Flick u pyet nëse një largim i Deco nga Barcelona pas rezultatit të zgjedhjeve, do të ndikonte në qëndrimin e tij në skuadër me trajnerin gjerman që dha një përgjigje të zgjeruar.

‘Në radhë të parë; duhet të presim-shtoi Flick-që nga dita e parë kam punuar me kënaqësi me Decon dhe Bojan. Nuk analizojmë vetëm skuadrën e parë, por edhe lojtarët e La Masias, skuadrës së dytë. Kur erdha folëm për Casado, Bernal. Gerard Martin dhe vazhdojmë të kemi të njëjtën ide. Kjo është një ndër javët më të rëndësishme të sezonit tonë. Duhet të përqendrohemi te ndeshjet. Të gjithë jemi në një drejtim. Kemi krijuar një skuadër për të ardhmen. Duam që gjithçka të funksionojë dhe të japim 100% tonë. Respektoj shumë Neëcastle, respektoj kompeticionin dhe duhet të fokusohemi këtu’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB