Kiliani u ankua për mënyrën se si u trajtua nga gjyqtarët kur luajti kundër Real Madridit, qoftë duke veshur fanellën e Bayernit apo të Barcelonës.

Arturo Vidal, në një intervistë dhënë së fundmi, u ankua për gjyqtarët me të cilët u përball kur luante për Barcelonën dhe kur kundërshtari ishte Reali i Madridit, ndërsa iu referua edhe ndeshjeve të “Mbretëreshës” me Bayernin në Ligën e Kampionëve.

Në detaje çfarë tha ai: “Po, ndjeva se Real Madridi më grabiti. Në dy ndeshje me Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, në çerekfinale dhe gjysmëfinale, kur na eliminuan.” “VAR u shpik për shkak të Real Madridit. Përpara kësaj, kishte shumë padrejtësi. Kjo është arsyeja pse e menduan që të gjenin diçka teknologjike si VAR-i, që të mos vidhnin më.

Kur Real Madridi ka frikë, gjyqtari fillon shfaqjen e tij. Kjo grabitje nuk mund të ndodhë në Ligën e Kampionëve. E ndiejmë shumë dhe fillon të pyesësh veten pak. Ne donim të kalonim dhe ka shumë zemërim që një ndeshje me një intensitet të tillë gjërat vendosen nga gjyqtari. Ai bëri shumë gabime dhe na eliminoi nga Liga e Kampionëve. Kur gjyqtarët të turpërojnë në këtë mënyrë, është vërtet e vështirë për t’u pranuar. Të zemëron shumë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB