Goditje e madhe për Bayern Munich, humbet gardianin e portës për ndeshjen e mesjavës në Champions
Emri i Leon Goretzkës do të lakohet shumë në merkaton e kësaj vere teksa mesfushori do të shndërrohet në objektiv të shumë klubeve evropiane, kryesisht ato italiane që do të duan të shfrytëzojnë në maksimum faktin që ai do të largohet nga Bayerni i Mynihut me parametra zero.
Tashmë dihet se futbollistit i skadon kontrata me kampionët e Gjermanisë dhe ai nuk do ta rinovojë atë dhe kështu pas 8 viteve aktivizim në nivelet më të larta, futbollisti gjerman është gati të shohë rreth e rrotull duke preferuar një eksperiencë jashtë Bundesligës siç e ka pohuar vetë futbollisti
‘Jam i tentuar të bëj një eksperiencë jashtë Gjermanisë-tha Goretzka në një intervistë për Sky Sport De-e kam thënë që në momentin kur bëra të ditur vendimin tim, ndoshta kjo është mundësia e fundit per mua për ta bërë këtë. Jam shumë i qetë në lidhje me këtë gje, do të lë që gjërat të rrjedhin’
Janë edhe dy indicie të tjera të vogla në fjalët e ditëvë të fundit të Goretzkës, e para ka të bëjë me faktin që futbollisti dëshiron të transferohet në një kampionat më pak kompetitiv. ‘Padyshim që dua të vazhdoj të luaj futboll të një niveli të lartë-kanë qenë fjalët e Goretzkës. Indicia e dytë ka të bëjë me klimën angleze në rast kalimi të Premier League. ‘Kujt nuk i pëlqen dielli? Por sigurisht nuk do ta bazoj zgjedhjen time tek moti. Do të gjejmë diçka të bukur-vijoi më tej mesfushori gjerman
Janë këto fjalë që lexohen si një thirrje për klubet italiane që do të kishin financat e duhura për të tentuar mesfushorin. Derbi mes Milanit dhe Interit mund të hapet edhe në merkaton e transferimeve pas interesit të shfaqur në sezonet e fundit. Por aty pranë është edhe Napoli, i cili që në janar kishte menduar për Goretzka si profilin e duhur për të përforcuar një mesfushë të përgjysmuar nga dëmtimet. Por në fund nuk është për t’u nënvlerësuar nga Juventusi; në rast se bardhezinjtë do të kualifikohen në Ligën e Kampioneve, do të duhet të bëjnë përforcime në repartin e mesfushës.
Top Channel