Është vetëm 18 vjeç, por ka 50 gola të shënuar, Lamine Yamal shënjestron një tjetër rekord historik
Derbi i Madonninës i kësaj të diele mes Milanit dhe Interit ka hyrë tashmë në historinë e Serie A.
Në fakt kjo supersfidë e futbollit italian ka vendosur një rekord për Serie A përsa iu përket të ardhurave nga shitja e biletave duke iu afruar kuotës së 9 milionë euro në total, 8.7 milionë euro për të qenë më të saktë.
Derbi i kësaj të diele ka thyer kështu rekordin e sfidës së luajtur në fazën e parë kur u regjistrua një shifër prej 8.6 milionë euro të ardhura, ndërkohë që rekordin absolut për futbollin në vendin e Apenineve e mban ndeshja e Ligës së Kampioneve mes Interit dhe Barcelonës, e vlefshme për gjysmëfinalen e këtij kompeticioni në sezonin e kaluar me klubin zikaltër që arkëtoi plot 14 milionë euro.
Top Channel