E bllokuar në banesë, forcat zjarrfikëse shpëtojnë të moshuarën në Vlorë

07/03/2026 10:31

Një grua e moshuar 85-vjeçare është shpëtuar nga punonjësit e zjarrfikëses pasi ndodhej e vetme në banesën e saj dhe nuk mund të lëvizte.

E moshuara kishte rënë në shtëpi dhe kërkonte ndihmë, por nuk ishte në gjendje të ngrihej apo të hapte derën e jashtme.

Për shkak të derës së blinduar dhe pamundësisë së 85-vjeçares për ta hapur atë, punonjësit e zjarrfikëses u detyruan të ndërhyjnë nga tarraca e pallatit. Ata zbritën në ballkonin e banesës ku jetonte e moshuara dhe më pas arritën të hapnin derën për të hyrë brenda.

Pas ndërhyrjes, zjarrfikësit i dhanë ndihmën e parë dhe e transportuan 85-vjeçaren në ambientet e Spitalit Rajonal të Vlorës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB