Yamal shënon një eurogol dhe i jep Barçës shansin të thellojë avantazhin në krye të klasifikimit
E përkufizon veten si kurioz për Milanin por në distancë, sepse në stadium shkon rrallë. Por pyetjeve në intervistën e La Gazzetta Dello Sport i përgjigjet në numrin shumës, sikur të ishte ende në Milanello. Sepse ‘shkëputja’ nuk është pikërisht fjala që kujtohet nga biseda me Christian Abbiatin në prag të Derbit të Madonninës
Numërimi mbrapsht më në fund nisi; ndeshjet derbi në Meazza nuk do të ekzistojnë më. Sa nostalgjik do të jesh, ti që në atë fushë ke luajtur rreth 20 të tillë?
‘Në një shkallë nostalgjie dhe trishtimi nga 1 në 100; 101. Kur më pyesin se cili është stadiumi më i bukur ku kam luajtur, përgjigjja është gjithnjë, San Siro. Sigurisht, kuptoj nevojat financiare të klubeve, por do të kisha preferuar një modernizim të impiantit aktual. Shpresoja në punime të ngjashme me ato të Bernabeut apo Camp Nout’
Derbi yt i zemrës në kampionat?
‘I pari që kam luajtur, 13 mars 1999; 2-2 me autogol të N’Gotty, gol i Zanettit, dhe dygolësh i Leonardos. Ishte Milani i Maldinit, Costacurtës, Boban, Leo, Bierhoff dhe Ëeah’
Dhe ishte Milani i Zaccheroni, që atë vit ju drejtoi te titulli me mbrojtjen me 3 lojtarë, një risi në epokën Berlusconi. Edhe Allegri po luan me 3 mbrojtës edhe pse shumë i këshillojnë 4-3-3; ti si e sheh?
‘Personalisht kam fituar si me 3-4-3 të Zac, që në fakt në atë kohë për Milanin dukej shumë e çuditshme, si me 4-3-3 të Allegrit. Max është më shumë për lojën me 4 mbrotjës, por sigurisht me lojtarët që ka, konsideron si skemën më të mirë 3-5-2. Mundet që loja nuk është shumë e bukur, por po arrin rezultate shumë të mira’
Sistemi me dy qendërsulmues, e detyroi Leao të ndryshojë pozicion. Një tranzicion që nuk është aspak e lehtë; Rafa është më shumë një problem sesa një zgjidhje?
‘Me siguri një zgjidhje. Ka gjuajtjet, një prezence fizike të rëndësishme. Si qendërsulmues duhet të përmirësojë akoma lëvizjet, sepse mbetet një futbollist që ka nevojë për hapësira dhe me mbrojtjet e mbyllura has në vështirësi. Allegri e stërvit çdo ditë dhe sheh gjëra qe ne nuk i shohim. Puna më komplekse është ta stërvitësh në lëvizje, mua si sulmues qendror më pëlqen’
Rafa këto ditë ka spikatur edhe për frazat motivuese shumë intensive në prag të derbit
‘Është një ndeshje brenda apo jashtë; nëse shkon keq, kampionati mbyllet, nëse fiton rikthehet shpresa për ta rihapur. Por fitorja do të ishte e rëndësishme edhe për të dhënë një sinjal për skuadrat që janë pas. Rafa po maturohet edhe në këtë aspekt. Nga jashtë ka një imazh, nga brenda një tjetër. Dhe është ky imazhi i brendshëm që është më i mirë në krahasim me atë të jashtëm. Unë jam me të, ka një famë që nuk përkon aspak me punën e tij. Dua të nënvizoj përqafimin me Maignan pas golit që bëri ndaj Comos. Mike kishte në ndërgjegje gabimin e bërë te goli i skuadrës kundërshtare dhe Leao kur shënoi golin e 1-1 përshkoi të gjithë fushën për të përqafuar kapitenin e tij. Më pëlqeu shumë, grupi është, është i bashkuar dhe këtu Allegri është treguar i zoti.
Meqë ra fjala te motivuesit; Modric nuk ka nevojë as të flasë, mjafton prezenca
‘As nuk hyj në diskutimet teknike sepse nuk është e nevojshme. Mjaftohem vetëm me nënvizimin e vlerës së shtuar të tij në dhomën e zhveshjes, po i rrit të gjithë, sidomos më të rinjtë dhe kjo shkon përtej paraqitjeve në fushë. Vitin tjetër është shpresa që të luhet në Ligën e Kampioneve dhe kështu është akoma e nevojshme ndihma e tij. Kam besim se do ta mbajnë në Milanello
Kthehemi te Maignan; polemika pafund për golin e Parmës me Valentin që shqetësoi Mike. Na e thuaj mendimin tënd me syrin e një portieri
‘Mbi Maignan ka faull në mënyrë absolute. Duket qartë se Valenti xhirohet me shpinë enkas për ta ndalur. Vlerësimi i Maignan për trajektoren e topit është pak e gabuar, por ishte në gjendje që të rikuperonte pozicionin. Vetëm se nuk mundi për shkak të asaj pengese, në mos gaboj, Valentit në ndeshjen pasuese iu dha faull në një dinamikë të ngjashme, apo jo? Në zonën e vogël, portieri duhet të tutelohet
Tifozët ankohen për faktin që klubi kuqezi proteston pak
‘Nuk di të them nëse shërben të telefonosh për t’u ankuar, por preferoj sjelljen aktuale të klubit. Në fund të fundit, nëse ka një faull të qartë, e shohin të gjithë’
Si gabimi i Maignan ndaj Comos; cfarë kalon në mendjen e një portieri në raste të tilla?
‘Ndryshon nga personi në person. Kam parë portierë të terrorizuar gjatë gjithë ndeshjes dhe të tjerë që kanë vazhduar duke ia dalë mbanë që të qëndrojnë të ftohtë. Unë për fat të mirë, i përkisja kategorisë së dytë
Ndërkaq, Mike rinovoi
‘Shumë e drejtë, ashtu siç mendoja. Është një nga shtyllat e skuadrës, nëse dëshiron të ndërtosh një të ardhme të rëndësishme, duhet ‘iu drejtohesh personave si ai’.
Francezi rinvovoi edhe falë pranisë së përgatitësit, Filippo; sa rëndësi ka figura e tij për një portier?
‘Shumë. Nëse e ndjek me përulësi, me të bën një punë komplete dhe në aspektin mental. Është rrëfimtari yt. Psh, përpara ndeshjeve, kur duhet të kuptojë gjendjen shpirtërore të portierit’
Por sipas teje, në Milanello është akoma dikush që beson te një përmbysje?
‘Po të shkojmë në -7 do të mbajmë hapur një portë për të ndjekur një ëndërr. Të mos harrojmë se Interi është ndërtuar për të fituar dhe objektivi i Milanit nuk besoj se është titulli. Jam i bindur se objektivi i vërtetë është Champions League. Pas kësaj, gjatë rrugës, oreksi vjen duke ngrënë’
E njeh Allegrin prej kohësh; si i trajton ai momente si këto?
‘Gjatë javës është shumë i qetë, me siguri është më i shqetësuar në pankinë gjatë ndeshje
Një gjykim, si e formoi ai Milanin?
‘Loja nuk është entuziazmonte, për këtë jemi dakord, por më pas ato që flasin janë rezultatet. Po bën më shumë nga sa parashikohej. Personalisht prisja një Milan që të luftonte për vendin e katërt, sot është në vendin e dytë’
Cilësia e tij më e mirë?
‘Di të qëndrojë mirë në grup dhe me kohët e duhura. Pastaj kur zemërohet, zemërohet keq’
Çfarë i mungoi Milanit për të rivalizuar fort për titullin?
‘Pikët e humbura me skuadrat e vogla në shtëpi; Cremonese, Pisa, Sassuolo, Genoa. Do të mjaftonin edhe 4 pikë më shumë për të përjetuar një tjetër kampionat’
Arma më e mirë e Milanit dhe ajo e Interit?
‘Hyrjet nga mesi i fushës për Milanit, përvecse duhet të përfitojë nga mungesa e Lautaros, një që ka një uri të madhe. Për Interin, vetëdija për forcën që ka dhe fakti që ka 2 nga 3 rezultate në dispozicion
Leao i ftoi shokët e skuadrës për një javë mbylljeje; si ishte pragderbi yt?
‘Shtëpi-fushë, fushë-shtëpi. Nuk isha superticioz për gjëra të veçanta, në të vërtetë nuk e ndjeja shumë. Është karakteri im. Adrenalina më e fortë vinte në momentin e nxemjes përpara ndeshjes, tensioni për mua niste aty’.
Top Channel