Startojnë Lojërat Paralimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, mungon Shqipëria, Irani tërhiqet para ceremonisë, merr pjesë Rusia…
Skuadra e Tiranës në volejboll për meshkuj arriti një fitore madhështore mbrëmjen e së premtes, duke mposhtur Partizanin 3-1 në finalen e Kupës së Shqipërisë (25-22, 21-25, 25-20, 25-22) dhe duke ngritur trofeun për të 10-ën herë në historinë e klubit.
Ndeshja, zhvilluar në palestrën sportive në Farkë, ofroi një spektakël të vërtetë për tifozët, duke zgjatur dy orë e 20 minuta. Të katër setet ishin të luftuara, por bardheblutë arritën të imponoheshin me meritë dhe të merrnin
Tirana e nisi ndeshjen me një set të fortë, duke fituar 25-22, por Partizani reagoi menjëherë në setin e dytë, ku barazoi rezultatin 25-21. Megjithatë, në setin e tretë dhe të katërt, Tirana tregoi më shumë motivim dhe karizmë, duke fituar 25-20 dhe 25-22 dhe duke mbyllur takimin në 3-1.
Ky triumf për Tiranën është një lajm i madh, duke befasuar Partizanin, i cili aktualisht kryeson kampionatin dhe pak ditë më parë kishte fituar Ligën “Gjergj Kastrioti”. Fitorja tregon se sfida për titullin kampion në volejboll do të jetë e hapur dhe me rivalitet të fortë deri në fund të sezonit.
Tifozët e Tiranës festuan me entuziazëm këtë sukses, ndërsa skuadra konfirmon vendin e saj si një nga më të fortat në volejbollin shqiptar, duke vijuar traditën e arritjeve në kompeticionet kombëtare.
Top Channel