Basketbollisti i Phoenic Suns në NBA, Dillon Brooks është arrestuar me akuzën e drejtimit në gjendje të dehur në mesnatën e së enjtes.

Lajmi u konfirmua nga vetë policia. Agjentët e ndaluan basketbollistin kanadez gjatë një kontrolli rrugor në Scottsdale në Arizona dhe e liruan rreth orës 03:30 të mëngjesit të kësaj të premteje pasi e dërguan në qeli.

Basketbollisti 30 vjeçar nuk luan ndeshje të kampionatit të NBA që nga 21 shkurti për shkak të një frakture në dorën e majte duke iu nënshtruar një operacioni dhe pritet të qëndrojë jashtë parketit deri në fund të marsit.

‘Jemi në dijeni të situatës që përfshin Dillon Brooks, po marrim informacione të mëtejshme-deklaroi skuadra e Phoenix Suns në një komunikatë-për momentin nuk kemi komente të tjera’.

Përpara dëmtimit, Dillon Brooks po zhvillonte sezonin e tij më të mirë në NBA me një mesatare prej 20.9 pikësh për ndeshje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB