Presidenti Donald Trump pret Messin dhe Inter Miamin në Shtëpinë e Bardhë dhe flet për… raketat në Iran dhe Ronaldon
Trajneri i Crystal Palace, Oliver Glasner, ka humbur lejen e drejtimit pasi u kap duke drejtuarmjetin mbi shpejtësinë e lejuar në një rrugë urbane.
Tekniku austriak u filmua vitin e kaluar duke drejtuar automjetin e tij BMW me 47 km/h në një zonë ku kufiri maksimal i shpejtësisë ishte 32 km/h. Pas procedurave ligjore, Glasner pranoi fajin me shkrim përpara gjykatës së kundërvajtjeve dhe nuk kërkoi lehtësim të dënimit. Ai theksoi se merr përgjegjësi të plotë për veprimet e tij dhe premtoi se nuk do të shkelë më rregullat e qarkullimit.
“Nga ana ime marr përgjegjësi të plotë për veprimet e mia dhe e kuptoj seriozitetin e situatës. Kam marrë masa që kjo të mos përsëritet. Duke pasur parasysh natyrën e punës sime, do të sigurohem që ta zgjidh këtë problem”, deklaroi trajneri austriak.
Si pasojë e vendimit, trajneri i Crystal Palace do të mbetet pa patentë për gjashtë muaj. Përveç kësaj, ai është dënuar edhe me një gjobë prej 760 eurosh, së cilës i shtohen 150 euro shpenzime gjyqësore dhe 303 euro kontribut për fondin e viktimave të aksidenteve rrugore. Ngjarja vjen në një moment kur skuadra londineze është e angazhuar në garat e Premier League, ku Crystal Palace po kërkon rezultate pozitive për të përmirësuar pozitat në renditje.
Top Channel