Protesta ndaj ndërtimit të resortit në Rrjoll, banorët lirohen me kusht, nuk u lejohet t’i afrohen perimetrit të kantierit të punimeve

05/03/2026 12:22

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur lirimin me kusht të banorëve të Rrjollit, të cilët u bënë pjesë e protestës së dhunshme ku u shkatërruan makineritë e punës së kompanisë që po ndërton resortin në zonë.

Në vendimin e gjykatës, banorëve u ndalohet të afrohen pranë perimetrit të kantierit të punimeve, një masë që sipas tyre është absurde, pasi aty ndodhen shtëpitë dhe tokat e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB