Dy gurë për sportin e curling u vodhën në ditët e kaluara nga Stadiumi i Akullit të Cortina D’Ampezzo ku po zhvillohen ndeshjet e para të Lojërave Paralimpike Dimërore të Milano-Cortina.

Lajmi fillimisht u publikua nga agjencia austriake e lajmeve Dpa dhe më pas u konfirmuar nga autoritetet në vend me vjedhjen që është denoncuar në Policinë e Shtetit.

Këto gurë janë përdorur në këto ditë përpara ceremonisë së hapjes në përballjet në lojën dyshe të përzier që për herë këtë vit po zhvillohen në Lojërat Paralimpike.

Vlera e një prej këtyre gurëve për curling është rreth 800 euro. Por përtej dëmit ekonomik, nuk parashikohet që ky incident të ndikojë në zhvillimin normal të garave të curling.

 

Top Channel