Strahinja Pavlovic zbuloi se emri i tij do të thotë ‘pa frikë’ dhe mbrëmjen e së dielës Milani nuk do të duhet të ketë frikë për t’u përballur me Interin kryesues që është 10 pikë para kuqezinjve, sepse ende asgjë nuk është vulosur për çështjen e titullit në Serie A.

‘Duhen edhe 11 ndeshjes, do të japim gjithçka deri në minutën e fundit-tha Pavlovic-duke parë rendimentin tonë është keqardhja se mund të kishim më shumë pikë, por objektivi në krahasim me vitin e kaluar, këtë radhë ishte të ishim mes 4 më të mirave dhe jemi ende në garë’

Mbrojtësi serb foli për të përditshmen ‘La Gazzetta Dello Sport’ duke ‘hedhur pak piper’ mbi derbin milanez. ‘Ndeshja më e rëndësishme e sezonit, do të jetë e vështire dhe ndoshta Interi do të luajë me më pak presion se ne-shtoi Pavlovic-por çdo derbi është një histori më vete. Ka të drejtë Leao kur thotë se është një ndeshje për jetë a vdekje dhe Milani do të jetë gati.

Pavlovic më pas i uroi shërim të shpejtë Gabbias, beson te kthimi te goli i Pulisic, ndërkohë që nuk kurseu elozhet për Pio Esposito.

‘Gabbia do të na mungojë. Pulisic është më i vështiri për mua për ta markuar gjatë stërvitjes, gjithnjë më ikën. Pio Esposito? Është shumë i fortë për moshën që ka-tha Pavlovic që nuk harroi të përmendë as trajnerin Massimiliano Allegri

‘I kushton shumë vëmendje mbrojtjes, por merita është e të gjithë skuadrës-tha Pavlovic-jo vetëm i mbrojtësve. Prej tij kam mësuar shumë gjëra të vogla, t’i kushtoj vëmendje detajeve që në fillim nuk i konsideroja dhe që bëjnë diferencën’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB