Macron telefonon Melonin, Irani kërcënon: Heshtjen e Europës, do ta paguani të gjithë

05/03/2026 16:31

Irani paralajmëroi se “nëse Europa qëndron e heshtur përballë shkeljes së së drejtës ndërkombëtare, të përfaqësuar sipas tij, nga sulmi amerikan dhe izraelit, atëherë të gjitha vendet do të paguajnë herët a vonë çmimin e një vendimi të tilla.

Kush hesht, bëhet bashkëfajtor i kësaj padrejtësie. Asnjë vend i Kombeve të Bashkuara nuk mund të qëndrojë indiferent”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Ismail Baghaei, në një intervistë për televizionin spanjoll TVE.

Komenti i tij vjen në kohën kur sipas Corriere della Serës, Republika Islamike ka përdorur raketën e saj të re super të rëndë, Khorramshahr 4, gjatë konfliktit me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Raketa u lëshua kundër Izraelit, pretendon Ria Novosti e cila postoi edhe një video nga lëshimi. Raketa e re iraniane ka një rreze veprimi prej 2,000 kilometrash dhe mund të mbajë një kokë eksplozive prej 1,500 kilogramësh. Ndërkohë, sa për sulmin ndaj Azerbajxhanit, atë Irani e mohon.

Ne nuk po shënjestrojmë fqinjët tanë. Këtë incident do ta hetojmë”, deklaroi zv/ministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi. Më herët, Ministria e Jashtme e Azerbjaxhanit njoftoi se sulme me dronë ishin kryer nga territori iranian ndaj aeroportit të Naxhçivanit, ku mbetën të plagosur disa persona. Kjo ngjarje, ashtu si edhe episodi i një dite më parë me raketën e shkatërruar nga NATO teksa i drejtohej Turqisë, u dënuan me forcë nga Arabia Saudite që paralajmëroi për kthesë të rrezikshme lidhur me stabilitetin në rajon.

Le Figaro sakaq raporton se presidenti francez Emmanuel Macron ka telefonuar Kryeministren italiane, Giorgia Meloni, dhe shefin e ekzekutivit grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ata ranë dakord të koordinojnë vendosjen e burimeve ushtarake në Qipro dhe në Mesdheun Lindor dhe të bashkëpunojnë për të garantuar lirinë e lundrimit në Detin e Kuq”, tha për gazetën e njohur franceze një burim pranë Macron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB