Lewandowski zbulon sekretin e tij: Guardiola më mësoi ta shoh ndryshe futbollin
Konflikti në Lindjen e Mesme solli anulimin e ndeshjes së parë të futbollit në Saudi Pro Legaue, kampionati arab i futbollit.
Organizatorët e kampionatit nëpërmjet një komunikate për shtyp njoftuan për riprogramim të sfidës mes Al Kholood dhe Al Qadsiah e vlefshme për javën e 25 dhe që duhej të luhej këtë të enjte për shkak të anulimit të fluturimit të Al Qadsiah për Qassim.
Ndeshja do të duhej të luhej në qytetin e Al-Rass, një zonë pranë kufirit me Irakun dhe Kuvajtin. Për momentin kjo ndeshje është riprogramuar të luhet në 7 mars dhe përditësime të mëtejshme do të jepen përmes kanaleve zyrtare të Ligës Arabe.
Nuk përjashtohet mundësia e ndërprerjes së të gjithë kampionatit duke pasuar shembullin e AFC që ka pezullua Champions League Aziatike për shkak të shpërthimit të luftës.
Top Channel