Sherr në mes të rrugës, vajzat kapen prej flokësh për një djalë, ndërhyn për t’i ndarë “molla” e sherrit
Ndikimi në rritje i Kinës dhe Rusisë në Evropë e më gjerë, u ngrit si shqetësim në Uashington.
Në një seancë dëgjimore në Kongresin Amerikan mbi sigurinë ndërkombëtare, ekspertja shqiptare në Këshillin Atlantik, Valbona Zeneli, kërkoi një qasje me të koordinuar të Perëndimit ndaj zgjerimit të pranisë ekonomike dhe strategjike të Pekinit në kontinent.
Duke i quajtur Kinën dhe Rusinë dy “shokë të çuditshëm”, e ndërsa vuri në dukje se gjatë dy viteve të fundit presidenti kinez, Xi Jiping, dhe ai rus, Vladimir Putin, janë takuar mbi 40 herë, ekspertja shqiptare iu paraqiti ligjvënësve amerikanë tre rekomandime kryesore për t’i bërë ballë ndikimit të tyre.
“Përmes komisioneve të përbashkëta dhe një dialogu të vazhdueshëm strategjik mes SHBA-së dhe Europës mund të ndërtohet një përgjigje më efektive ndaj ndikimit të Kinës në tregjet dhe strukturat e sigurisë perëndimore. Gjithashtu, harmonizimi teknologjik është urgjent. Bashkëpunimi për kontrollet e eksporteve, gjysmëpërçuesit, inteligjencën artificiale, teknologjitë kuantike dhe mallrat me përdorim të dyfishtë do te jete vendimtar për të ardhmen”, u shpreh ekspertja.
Sa i përket rrezikut ruso-kinez në fushën e sigurisë, ekspertja Zeneli kërkoi forcimin e kundërspiunazhit dhe mbrojtjen kibernetike, si dhe harmonizim strategjik euro-atlantik dhe indo-paqësor.
Top Channel