Periudha me fanelën zikaltër nuk ishte ajo më me fat në karrierën e tij, por Radja Nainggolan ka mundur të përjetojë nga pranë një prej çështjeve më të bujshme në historinë e Interit; prishjen e raporteve mes Mauro Icardit dhe Luciano Spalletit.

Në një intervistë në podcastin ‘Te ne intendi di calcio’, belgu tregon për atë çfarë ndodhi në atë periudhë.

‘Icardi ishte një person shumë i mbyllur-tregon Nainggolan-po, ishte kapiteni i Interit, por jashtë fushës së lojës nuk ishte i pranishëm me të gjithë. Për sa e njihnim në dhomat e zhveshjes, ishte një djalë shumë i mirë. Pastaj, çdokush në shtëpi ka problemet e veta, por me mua ka qenë gjithnjë i drejtë dhe korrekt’

Mesfushori belg zbulon ndonjë detaj për episodin që solli në krisjen totale të raporteve mes Spallettit dhe sulmuesit argjentinas.

‘Ishte Lautaro që nuk luante sepse Icardi ishte kapiteni dhe simboli i Interit, kishte bërë shumë gola-vijon mesfushori belg-por, pikërisht sepse ishte kapiteni i skuadrës, Spalletti nuk pranoi kur Icardi sipas tij u shtir i dëmtuar për të mos luajtur çerekfinalet e Europa League kundër Eintrachtit të Frankfurtit. Pak më vonë pas atij momenti, aventurës së Icardit te Interi i erdhi fundi. Mendoj se për këtë arsye Spalletti dhe Icardi nuk kanë shkuar më mirë së bashku’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB