Më në fund, Daniil Medvedev dhe Andrey Rubleve arrijnë të largohen në Dubai ku ishin bllokuar pas sulmeve të SHBA dhe Izraelit në Iran dhe tani pritet të shkojnë në Indian Wells për turneun e parë Masters të vitit në tenis.

Të dy tenistët rusë, së bashku me Karen Kachanov, ishin ndër të paktët që mbetën të bllokuar në Dubai, por sipas medias ruse ata ia dolën të lënë Emiratet e Bashkuara Arabe përmes Omanit duke iu drejtuar Stambollit që nga aty për në SHBA.

Sipas finlandezit Harri Heliövaara, fitues i turneut në lojën dyshe të zhvilluar në Emiratet e Bashkuara ia dolën të arrinin në Muscat përmes rrugës tokësore pas një udhëtimi kaotik.. Khachanov, Rublev e Medvedev, të tre koka serie, janë ende në tabelën e pjesëmarrësve të Indian Wells dhe do të nisin kompeticionin në raundin e dytë.

‘Ka gjëra shumë më të rëndësishme se tenisi-kanë qenë fjalët e Jannik Sinner për situatën aktuale gjeopolitike duke shtuar se shpreson që të gjithë të jenë të sigurt. Ndërsa Jack Draper ka deklaruar se e la Dubain ditën e enjte me shumë mundësi një prej fluturimeve të fundit. Ndërkaq, një turne jo shumë i rëndësishëm në Fujairah (në verilindje të Emirateve të Bashkuara Arabe) u anulua përfundimisht për shkak të rreziqeve që lidhen me operacionet ushtarake në zonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB