Motorsportet në kaos, nga Formula 1 te WEC, garat janë në rrezik
Ditët e shtuna në Botërorin e Formula 1 do të bëhen më intensive dhe me shumë suspance. Formati i kualifikueseve nuk ndryshon, por Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit vendosi të bëjë një modifikim të lehtë përsa i përket kohëzgjatjes së sesioneve të këtyre provave.
Kështu gara për pole position do të vazhdojë të jetë me 10 pilotë, por sesioni i tretë do të zgjasë 13 minuta, 1 minutë më shumë në krahasim me të kalurën dhe mund të shfrytëzohet nga skuadrat për strategji të ndryshme dhe ndoshta edhe për të evituar trafikun.
Nuk bëhet fjalë për një revolucion, por për një ndihmë për bokset dhe pilotët. Në pistë do të jenë 22 makina pas përfshirjes në këtë kampionat të Cadillac. Sesioni i parë Q1, që është hapi i parë i pasdites së të shtunës do të zgjasë 18 minuta dhe këtu do të eliminohen 6 pilotët e fundit dhe jo 5 siç ishte në të kaluarën. I njëjti diskutim edhe për sesionin e dytë, Q2 që do të zgjasë 15 minuta
Botërori i këtij viti do të nisë me Çmimin e Madh të Australisë në pistën Albert Park me provat kualifikuese që do të jenë në 06:00 të mëngjesit me orën evropiane dhe do të transmetohet në platformën Digitalb.
Top Channel