E pabesueshme çfarë bën lojtari i Udinezen për t’ju shkëputur kundërshtarit që e ruante trup më trup
04/03/2026 01:51
Udinese-Fiorentina nuk ofroi një spektakël të paharrueshëm, me friulianët që fituan 3-0 me lehtësi. Megjithatë, në pjesën e dytë, një betejë trup më trup midis Kenan Davis dhe Luca Ranieri ngjalli kuriozitet në mediat sociale.
Pas një goditjeje nga këndi në favor të Bardhezinjëve, sulmuesi anglez u përpoq të shkëputej nga qendërmbrojtësi i skuadrës Violë që po e mbulonte trup më trup.
Imazhet tregojnë qartë Davis duke i shtrënguar thithat kundërshtarit të tij për të fituar lartësi në zonën e penalltisë. Pavarësisht rezultatit dhe pozicionit në ligë, ishte një gjest që shkaktoi të qeshura nga Ranieri, madje duke e bërë atë të qeshte gjatë një momenti të vështirë .
Top Channel