Kriza në Lindjen e Mesme, mekanikët e Ferrarit udhëtim i vështirë në Australi, po Formula 1 në rrezik
Në Venezuelë, funksionarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Kundërspiunazhit ushtarak, vunë në pranga ish basketbollistin dhe ish zv/minitstrin e Sporteve, Alexander ‘Mimou’ Vargas, që dikur ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i ish presidentit të vendit, Nicolas Maduro.
Në internet ka filluar të qarkullojë fotoja e arrestimit ku shfaqet ish sportistu teksa del i prangosur nga një prej palestrave të ndërtuara në Karakas.
Përveç postit të zëvendësministrit të sporteve, Vargas ka qenë edhe anëtar i Fondacionit ‘Lëvizja për paqen dhe jetën’ dhe ka qenë i emëruar nga Maduro, Komisar i Lartë presidencial për paqen dhe jetën.
Ish basketbollisti që në vitin 1999 u aktivizua edhe në Kampionatin Amerikan FIBA, prezantohet në rrjetet sociale si presidenti i klubit Frontinos del Táchira, një skuadër e Super League në basketbollin profesionist.
Top Channel