Shpesh e harrojmë pasi jemi të fokusuar pas forcës së Haaland apo shpejtësistë së Kylian Mbappe. E megjithatë, Harry Kane vazhdon të dominojë futbollin evropian duke bërë të lumtur Bayernin e Mynihut dhe Thomas Tuchel, trajnerin e tij te përfaqësuesja e Anglisë.

Tekniku gjerman i ‘Tre Luanëve’ pati mundësinë që t’i gëzohet formës së sulmuesit të tij edhe të shtunën në Klasiken e Bundesligës mes Bayernit të Mynihut dhe Borussias së Dortmundit. Në këtë supersfidë, Kane shënoi një dygolësh më fitoren e bavarezëve 3-2 ndaj verdhezinjve që mbylli praktikisht llogaritë e titullit në Gjermani.

Me Bayernin e Mynihut në këtë sezon, Harry Kane ka shënuar në total plot 45 gola të shënuar me 32 vjeçarin  që kryeson edhe klasifikimin për Këpucën e Artë, një çmim që ndoshta nuk vlen shumë por që thotë shumë.

Kane në këtë klasifikim ka lënë pas pikërisht Mbappe dhe Haaland duke vijuar të bëjë mjaft  mirë punën e tij. Por edhe pse ka marrë një sërë trofesh individualë, Harry Kane ka në palmaresin e tij, vetëm 2 trofe kolektivë, të dyja të fituar në futbollin gjerman në vitin 2025; Bundesligën dhe Superkupën e Gjermanisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB