Një revolucion arbitral po vjen në botën e futbollit që do të nisë të zbatohet duke nisur nga Botërori 2026, por jo të gjithë duket se janë në të njëjtën frekuence. Ndërsa IFAB është gati të aplikojë ndryshime që nuk janë të dorës së dytë përsa i përket humbjes së kohës dhe zonave të ndërhyrjes së VAR, Premier League është kampionati i parë që shfaq dyshimet e saj.

Sipas Sky Sports UK, klubet angleze nuk kanë dëshirë që të aplikohen rregullat e reja që do të lejonte VAR që të akordojë apo jo një goditje këndi. Nuk bëhet fjalë për një rregull që është gati të hyjë në rregillore, por për një modifikim opsional, aplikimi i të cilit do të kalojë nga testi në Botërorin e këtij. Premier League do të donte të evitonte një protokoll VAR që do të zgjeronte rrezen e veprimit.

Nuk është diçka e re që në vendin ku është shpikur futbolli raportet me sistemin VAR nuk kanë qenë kurrë të mira, aq më tepër tani, që me të rejat që po vijnë, klubet duan të reduktojnë sa më shumë ndërprerjet e lojës dhe të përqendrohen vetëm te episodet më të rëndësishme; kartonët e kuq, golat dhe penalltitë.

Gjithsesi, kundërshtimi nuk është për çdo ndryshim pasi me shumë mundësi rregullat e tjera të detyrueshme siç është verifikimi i kartonit të dytë të verdhë që con në karton të kuq mund të pranohen në futbollin anglez. Kështu, protokolli i ri VAR është në duart e turneut të SHBA, Meksikës dhe Kanadasë me sytë e Premier League në drejtim të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB