MotoGP/ Bezzecchi dominon në garën e parë, në Tajlandë, dështon Ducati
Rebecca Passler, sportistja italiane e biatlonit që u skualifikua për një rast dopingu për t’u ripranuar më pas në garat e Milano-Cortina 2026, ka thyer heshtjen teksa i është drejtuar rrjeteve sociale për të folur për atë çfarë ndodhi.
‘Pas disa javësh të vështira, jam më në fund gati që të ndaj me ju ndjesitë e mia-shkruante Passler në rrjetet sociale-ishte gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një sportisti. Isha e shkatërruar. Gjithçka për të cilën kisha punuar, çdo ditë, muaj dhe vit duke ndjekur një ëndërr, dukej e shkatërruar në një moment të vetëm. Mbi të gjitha, nuk më trajtuan me respektin që meriton një qenie njerëzore. Kam ndjenja dhe unë’
Passler theksoi gjithashtu se kishte momente të pamundura për t’u kuptuar
‘Kanë qenë momente që dukeshin të padrejta dhe të pamundura për t’u kuptuar-shtonte Passler-por duhet të them se kam marrë një mbështetje të pabesueshme nga shumë persona që më qendruan pranë në këtë periudhë. Dua t’ju falenderoj secilin prej jush nga thellësia e zemrës sime. Tani është momenti për mua që të shoh përpara, për të vendosur objektiva të reja, për të luftuar, për t’u bërë më të fortë. Udhëtimi vazhdon’.
Top Channel