Muaji mars është muaj kuqezi teksa në këtë periudhe zbresin në fushën e lojës të gjitha skuadrat kombëtare për djem dhe vajza. është momenti i objektivave madhorë për skuadrat kuqezi që i presin sfida historike gjatë këtyre ditëve.

E nisim me Kombëtaren A që për herë të parë në historinë e saj do të luajë ndeshje playoffi për një në fazën finale të një Kampionati Botëror sic është ai i SHBA, Kanadasë dhe Meksikës dhe një kualifikim i mundshëm do të ishte momenti kulmor për futbollin shqiptar. Në 26 mars kuqezinjtë e Sylvinhos do të luajnë me Poloninë në Varshavë dhe nëse fitojmë këtë përballje, Kombëtarja do të luajë finalen me Ukrainën ose Suedinë në 31 mars.

Edhe Kombëtarja U21 ka një mision teksa në Antalia të Turqisë do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Jordaninë në 27 mars dhe SHBA në 30 mars, ndeshje këto që janë në kuadër të përgatitjeve të Evriopianit të U21. 

Muaji mars është edhe nisja e rrugëtimit për U19 në kualifikueset për Evropianin e 2027. Skuadra e Fatjon Tafajt do të luajë ndeshjet e grupit B4 në “Shtëpinë e Futbollit”. Më 25 mars do të jetë ndeshja me Luksemburgun, ndërsa në 28 mars me Maltën dhe më 31 mars me Norvegjinë. Po kështu, në fushë do të zbresë edhe Kombëtarja U17 e Armand Damës që do të bëjë debutimin në pankinë pikërisht me ndeshjet miqësore me Letoninë në 26 dhe 28 mars

Ndërkaq, Kombëtarja e vajzave tashmë prej ditësh ka nisur punën për kualifikueset e Botërorit 2027 që do të mbahet në Brazil. Skuadra e drejtuar nga Armir Grima do të luajë në 3 mars me Malin e Zi në transfertë, ndërsa në 7 mars do të presë ne ‘Loro Boriçi’ skuadrën çeke

Po kështu, Kombëtarja U17 per vajza do të luajë në 4 mars ndaj Izraelit në Shtëpinë e futbollit

Kombëtarja A

Poloni-Shqipëri, 26 mars

Ukrainë-Suedi/ Poloni-Shqipëri, 31 mars

Kombëtarja U-21 

Japoni-Shqipëri, 27 mars

SHBA-Shqipëri, 30 mars

Kombëtarja U-19

Raundi i parë i kualifikueseve të Europianit 2027

Luksemburg-Shqipëri, 25 mars

Shqipëri-Malta, 28 mars

Shqipëri-Norvegji, 31 mars

Kombëtarja U-17

Shqipëri-Letoni, 26 mars

Shqipëri-Letoni, 28 mars

Kombëtarja A – Vajza

Mal i Zi-Shqipëri, 3 mars

Shqipëri-Çeki, 7 mars

Kombëtarja U-17 – Vajza

Raundi i dytë i kualifikueseve të Europianit 2026

Shqipëri-Izrael, 4 mars

Top Channel

DIGITALB DIGITALB