Jose Mourinho dhe çështja Prestianni: Nëse është fajtor, me mua e ka mbyllur…

01/03/2026 14:11

Çështja Vinicius-Prestiani që shpërtheu në ndeshjen e parë të playoffit të Ligës së Kampioneve mes Benficas dhe Realit të Madridit vazhdon të diskutohet me futbollistin argjentinas që po hetohet nga UEFA për akuzat e ngritura ndaj tij për racizëm nga sulmuesi brazilian i Los Blancos

‘Nëse futbollisti im nuk respektoi principet e Benficas që janë edhe të miat, karriera e tij me një trajner të quajtur Mourinho dhe me një klub si Benfica është e mbyllur-tha trajneri portugez që i dha një paralajmërim Prestiannit edhe pse më pas ai e zbuti mendimin e tij duke e mbrojtur lojtarin deri në momentin që do të vërtetohet e kundërta.

‘Prezumimi i pafajësisë është një e drejtë, por duhet të vendos shumë ‘nëse’ përpara-tha Mourinho-nëse duan të përsëris atë çfarë them do ta bëj. UEFA nuk e përfshehu ‘nëse’, gjë që duhet ta kishte bërë. Nëse futbollisti është vërtet fajtor, nuk do ta shoh kurrë siç e kam parë deri tani dhe mbyllet gjithçka për mua, por duhet të vendos shumë ‘nëse’ përpara’.

Jose Mourinho foli edhe për të ardhmen e tij me emrin e portugezit që kohët e fundit është lidhur shumë me atë të Realit të Madridit për një rikthim të mundshëm te Los Blancos.  

‘Ka një gjë që arrij të kontrolloj; vullnetin dhe emocionet e mia-tha Mourinho-të gjithë jeni profesionistë, por ndonjëherë ju shpëtojnë gjërat, tregues të gjerave të rëndësishme. Pas problemeve me ndeshjet ndaj Realit të Madridit, u kapët pas idesë se humba mundësinë për t’u kthyer te Reali, ju shpëtoi një sinjal ose ju nuk ishit mjaftueshëm kompententë për ta kapur. Besoni se do të mund t’i thoja jo Florentino Perez nëse do të doja të kthehesha te Reali? Kam shumë difekte, por besoni se jam budalla? Objektivi ishte të thoja që dëshiroja të qëndroja këtu. Kam qenë unë që doja të lija të nënkuptoja së dëshiroja të qëndroja te Benfica, por nuk e kuptuat. Por unë dua të luaj në vetëm një ligë jo në dy; ligë reale dhe ligë virtuale. Unë dua të luaj vetëm në 1 ligë. Dua të qëndroj dhe të respektoj kontratën me Benfican. Nëse duan të rinovojnë, do ta bëj pa diskutuar asgjë’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB