Arsenali i ka marrë pikët e plota në shtëpi ndaj Chelseas, në kuadër të javës së së 28-të në Premier League.

“Topçinjtë” e mundën rivalë e qytetit në këtë ndeshje derbi me rezultatin 2-1 sfidë ku të gjitha golat u shënuan nga zhvillimet e goditjeve të këndit. Gabriel asistoi për golin e parë të shënuar pas një rrëmuje në zonë nga Willian Saliban, duke kaluar kështu Arsenlin në avantazh që në minutën e 21-të. Vendasit ju afruan shumë edhe golin të dytë në dy raste të tjera por si Timber ashtu edhe Gyokores nuk ja dolën të shtynin në topin në rrjetë nga një distancë shumë e afërt.

Atëherë kur më pak pritej Chelsea arriti të barazonte. Në të vërtetë ishte një autogol pasi Pierre Hincapie shënoi me kokë në përpjekje për ta devijuar harkimin e Recce James kur po mbyllerj pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte më e qetë. Edhe këtë herë ishte prapë Arsenali që shënoi këtë herë përmes Timber pas një rivendje këndore në minutën e 66-të. Ndërkohë situata për Chelsean u përkeqësua pasi Pedro Neto mori kartonin e dytë të verdhë dhe si rrjedhojë la skuadrën e tij me një pasojë u përjashtua nga loja duke lënë ekipin e tij në inferioritet numerik.

Pavarësisht kësaj në fundin e ndeshjes Alejandro Garnacho kishte rastin për ta barazuar ndeshjen por Raya me një super pritje ia mohoi golin dhe zyrtarizoi fitoren e madhe të Topçinjëve që i lejoi të mbanin hapin e tyre kryesues. Në minutat shtesë Dalip arirti të shënojë për të barazuar shifrat në 2-2, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje. Këshut, Arsenali ngjitet ne kuotën e 64 pikëve ndërsa Chelsea ndodhet në vendin e gjashtë me 45 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB