Laçi vijon të ushtrojë presion mbi Skënderbeun në Kategorinë e Parë. Skuadra kurbinase mori një fitore me goleadë në ‘Roza Haxhiu’ ndaj Lushnjes me rezultatin 5-1

Ishte një ndeshje që regjistroi edhe një moment të çuditshëm pasi Lushnja mbeti me 10 futbollistë që në pjesën e parë pasi portieri u kap me tifozët e skuadrës së tij duke u ndëshkuar me karton të kuq. Tresa, Xhoel 2 herë, Myrta dhe Jiakpona ishin autorët e golave për Laçin, ndërsa për Lushnjen golin e nderit e shënoi Ntepe

Në Fier, Pogradeci mori 3 pikët e saj në castet e fundit me rezultatin 2-1 kur Pius shënoi golin që vendosit fatin e takimit në minutat e fundit ndërkohë që më parë kishin shënuar Lesai për Pogradecin dhe Umeijego për Apoloninë. Fitore regjistroi edhe Korabi që në ndeshjen e tij mundi Kastriotin me rezultatin 1-0. Ai që vendosi fatin e takimit për skuadrën dibrane ishte Tepshi me golin e shënuar në minutën e 89 të sfidës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB