Botërori i MotoGP ngriti siparin e tij për vitin 2026 me Çmimin e Madh të Tajlandës ku në pistën e Buriramit u zhvilluan provat zyrtare dhe Gara e parë Sprint e këtij kampionati.

Ai që spikati në provat kualifikuese ishte Marco Bezzecchi me pilotin italian të Aprilias që fitoi pole positionin e parë sezonal duke e përshkuar pistën me kohën 1 minutë 28 sekonda e 652 të mijtat.

Në vendin e dytë duke siguruar vendin e tij në vijën e parë të startit u pozicionua Marc Marquez, me kampionin në fuqi të botës që shënoi një kohë prej vetëm 35 të mijtat më shumë se Bezzecchi, ndërkohë që kohën e tretë më të mirë e regjistroi Raul Fernandez me 224 të mijtat më shumë. Klasifikimi i provave zyrtare vijon  me Fabio Di Giannantonio, Jorge Martin dhe Pedro Acosta që u renditën në vendin e 4,5 dhe të 6. Nënkampioni i botës, Alex Marquez do niset nga vija e tretë , ndërkohë që nuk nisi aspak mirë viti për Bagnaian që e nis gjithçka nga vija e 5 e startit.

Pas provave zyrtare, u zhvillua edhe Gara Sprint, ku ai që triumfoi ishte Pedro Acosta pas një dueli të fortë me Marc Marquez. Piloti i Ducatit në një moment të garës bëri një gabim teksa duelonte me Acostën duke u penalizuar nga komisarët e garës dhe në xhiron e fundit u detyrua t’i lërë vendin e parë Acostës, ndërkohë që ai vetë u detyrua të kënaqej me vendin e dytë. Podiumin e plotësoi Raul Fernandez që u rendit në vendin e tretë, ndërkohë që nuk shkoi më shumë se vendi i nëntë Francesco Bagnaia. Ai që zhgënjeu në garën Sprint ishte Marco Bezzecchi. Piloti, fitues i pole position u rrëzua që në xhiron e parë duke mos e zhvilluar garën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB