Vinicius Junior po kalon një moment të shkëlqyer me Real Madridin, por e ardhmja e tij në “Santiago Bernabeu” mbetet e pasigurt.

Ai ndodhet në 18 muajt e fundit të kontratës aktuale dhe, megjithëse negociatat për rinovim janë planifikuar gjatë verës, nuk ka garanci se palët do të arrijnë një marrëveshje.

Manchester City po monitoron situatën dhe raportohet se disa zyrtarë të lartë të klubit i kanë kërkuar Viniciusit të mos nënshkruajë kontratë të re me Realin.

Aktualisht, Real Madrid është i vendosur të ruajë brazilianin, por nuk është gati të plotësojë të gjitha kërkesat e lojtarit dhe agjentëve të tij.

Trajneri aktual i Cityt, Pep Guardiola, duket se preferon nënshkrimin e Rodrygo, por Real Madridi e konsideron atë “të paprekshëm”, me kontratë afatgjatë që nuk lejon hapësira negociatash.

Për këtë arsye, Vinicius shihet si opsioni më i mundshëm, dhe Manchester City duket i gatshëm të paguajë çdo çmim që do të vendosë Real Madrid për brazilianin, duke e vendosur situatën në qendër të merkatos verore europiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB