Ekipi i vendit të tretë në Premier League, Aston Villa, humbi në Molineux ndaj Wolves të Rob Edwards.

Loja mbeti e ngushtë dhe e barabartë deri në minutën e 60-të të takimit. Në atë moment Joao Gomes e theu barazimin me golin e shënuar duke i dhënë avantazhin ekipit vendas.

Në minutën e 98-të, Martins Gomes vulosi fitoren duke shënuar kështu edhe golin e dytë për të çuar shifrat e ndeshjes në 2-0 dhe duke i dhënë Wolves një fitore të rëndësishme, veçanërisht nga një perspektivë për të ngritur moralin.

Pavarësisht fitores, renditja në ligë mbetet problematike për ta pasi kjo fitore thjeshtë ka ulur diferencën me skuadrat që i paraprijnë në zonën e ftohtë, aktualish ndodhen 14 pikë larg me vendin e parafundit që është Burnely i sulmuesit kuqezi Armando Broja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB