Manchester United mund të paguajë mbi 18 milionë euro për të sistemuar llogarinë e shkarkimit të ish trajnerit Ruben Amorim dhe asistentëve të tij në muajin janar pas një sërë rezultatesh të dobëta. Këtë e tregoi vetë klubi në një dokument të bursës.

‘Një kontabilizim prej 15.9 milionë paundë(18.1 milionë euro) që përfaqëson shumën maksimale të likuidimeve të ardhshme, do të regjistrohet në llogarinë financiare gjatë gjysmës së dytë të vitit financiar të klubit që do të mbyllet në 30 qershor 2026’-theksohet në dokumentin e Manchester United që u publikua të enjten nga investitorët në Bursën e Neë York ku është kuotuar klubi.

Shuma maksimale prej 15.9 milionë paundë do të arrihet pas verifikimit të kushteve jo të specifikuara. Llogaritë treguan gjithashtu se klubi anglez ka paguar 6.3 milionë paundë Sporting Lisbonë pasi i detyrohej për Amorim të cilin e mori në vitin 2024. Manchester United është ndër të paktët klube futbolli që janë kuotuar në bursë. Kjo imponon detyrime për transparencë financiare që lejojnë publikimin e shifrave të tilla. Klubi në 2024 bëri të ditur se në 2024 pagoi 10.4 milionë paundë(11.9. milionë euro) për shkarkimin e paraardhësit të Amorim, holandezit Erik Ten Hag dhe stafit të tij. Të rënduar nga vite të tëra me rezultate zhgënjyese, ‘Djajtë e Kuq’ janë një një fazë ristrukturimi të thellë që nga 2024 që po drejtohet nga aksioneri në minorancë Jim Ratcliffe që solli edhe shkurtimin e rreth 450 vendeve të punës. Këto masa drastike kanë bërë që Manchester United të regjistrojë një bilanc pozitiv me 32.6 milionë paundë(37.4 milionë euro) në pjesën e parë të vitit fiskal 2026(korrik-dhjetor 2025), ndërkohë që një vit më parë, në të njëjtën periudhë, ky tregues ishte -3.9 milionë paundë(-4.5 milionë euro).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB