Juve-Galatasaray, nuk festoi golin, Victor Osimhen shpjegon motivin: Respekt për Spallettin
Një skandal i rëndë ka tronditur futbollin austriak. Një gjykatë në Austri ka dënuar me shtatë muaj burg dhe me 1,200 euro gjobë një ish-zyrtar të klubit SCR Altach, i shpallur fajtor për filmime dhe fotografi të fshehta në ambientet e zhveshjes, palestrës dhe dusheve të ekipit të femrave.
Sipas prokurorisë, në materialet e sekuestruara janë identifikuar rreth 30 lojtare. I dënuari është urdhëruar gjithashtu të paguajë 625 euro dëmshpërblim për secilën viktimë. Rasti ka shkaktuar reagime të forta publike. Futbollistja Eleni Rittmann, e cila aktualisht luan për Thonon Évian Grand Genève FC në Francë dhe më parë ka qenë pjesë e Altach, e cilësoi dënimin si të papërshtatshëm.
Në një reagim publik në rrjetet sociale, ajo theksoi se autori ishte një arbitër i nivelit të lartë në Zvicër dhe njëkohësisht zyrtar i klubit, duke shtuar se disa prej lojtareve ishin të mitura në kohën kur ndodhën ngjarjet. Rittmann ngriti pikëpyetje nëse një dënim i tillë përbën një paralajmërim të mjaftueshëm, duke theksuar se rasti ka cenuar rëndë ndjenjën e sigurisë dhe privatësisë së sportisteve.
View this post on Instagram
I dënuari kishte punuar për klubin nga viti 2020 deri në 2025. Ndërkohë, sipas raportimeve, prokurori ka kërkuar kohë shtesë për të shqyrtuar mundësinë e apelimit të vendimit, çka do të thotë se çështja mund të mos jetë mbyllur ende përfundimisht.
Top Channel