Sulmi me 6 viktima në Krakov/ Ministri I brendshëm: Autori kishte pikëpamje ultranacionaliste. Kryeministri Tusk: Në banesën e tij u gjetën 3 trupa 07/11 23:05
Një person vdiq dhe një tjetër u helmua të mërkurën në mbrëmje për shkak të monoksidit të karbonit brenda një apartamenti në Vigodarzere, në provincën e Padovës.
Mediat vendase raportojnë se pasi ekipi i zjarrfikësve hynë me forcë në shtëpi, zbuloi praninë e monoksidit të karbonit në ambient dhe menjëherë u ofroi ndihmë dy burrave brenda shtëpisë.
Njëri prej tyre u konstatua i vdekur ndërsa tjetri u transportua në spital me shenja helmimi.
Departamenti i zjarrfikësve po heton aktualisht për të përcaktuar burimin shpërndarës së monoksidit të karbonit.
Po në Itali pak javë më parë, si pasojë e një defekti në kaldajë dhe rrjedhjes së monoksidit të karbonit, u shua familja shqiptare me katër anëtarë.
Top Channel