Netflix do të trasmetojë Kupën e Botës të vitit 1970, ku Brazili Pele-s dhe Zagallo-s bën mrekullinë në Meksikë
Edhe pse skuadra e Manchester United po bën shumë mirë në aspektin futbollistik pas mbërritjes së Michael Carrick, financiarisht ata vazhdojnë të pësojnë humbje.
Drejtori ekzekutiv i Manchester United, Omar Berrada, thotë se klubi ka përmirësuar performancën e tij financiare, pavarësisht se borxhi i klubit tani po i afrohet 1.3 miliardë stërlinave. United njoftoi një fitim operativ prej 32.6 milionë stërlinash për gjashtë muajt deri më 31 dhjetor 2025. Kjo është në kontrast të plotë me një humbje prej 3.9 milionë stërlinash për të njëjtën periudhë 12 muaj më parë.
Megjithatë, United tërhoqi gjithashtu edhe 25 milionë stërlina shtesë nga kredia e saj qarkulluese, e cila tani është 295.7 milionë stërlina. Me këtë, borxhin e vjetër nga blerja e familjes Glazer dhe “detyrimet” shtesë të listuara në mbi 500 milionë stërlina, shumica dërrmuese e të cilave janë pagesa të papaguara të tarifave të transferimit, klubi i detyrohej një shumë marramendëse prej 1.29 miliardë stërlinash në fund të vitit të kaluar. United pagoi gjithashtu 13.9 milionë stërlina në kosto neto financiare, megjithëse kjo ishte shumë më poshtë se 37.6 milionë stërlina të vitit të kaluar.
Everton dhe Tottenham u renditën mbi Manchester United në kategorinë e borxhit në gusht 2025. Megjithatë, të dy klubet kanë marrë hua për të paguar për stadiumet e reja. United ende nuk ka thënë se si synon ta financojë stadiumin e tyre të ri, i cili ka të ngjarë të kushtojë më shumë se 2 miliardë stërlina, megjithëse shifrat tregojnë pse klubi është kaq i etur të kthehet në Ligën e Kampionëve pas një mungese dyvjeçare.
Të ardhurat totale për këtë periudhë ishin 190.3 milionë stërlina, me të ardhura komerciale që ranë me 8% krahasuar me 12 muajt e mëparshëm në 78.5 milionë stërlina. Megjithatë, pagat ranë gjithashtu me 9% në 75.1 milionë stërlina. Që nga blerja e 29% të aksioneve në klub dy vjet më parë, Sër Jim Ratcliffe ka zbatuar masa të rëndësishme për uljen e kostove, duke përfshirë dy raunde shkurtimesh të vendeve të punës që kanë shkurtuar 450 vende pune.
Përveç kësaj, shumë përfitime të stafit, përfshirë një mensë të paguar për stafin, janë hequr. Burime nga United pohojnë se kjo ka lejuar të bëhen më shumë investime në anën e të dhënave të klubit. Në pasqyrat financiare nuk u përmend shuma që United pagoi për shkarkimin e trajnerit Ruben Amorim, pasi kjo ndodhi pas periudhës së raportimit.
Top Channel