Inter dhe krahasimi horror me vitin e kaluar; nga Liga e Kampioneve, 65 milionë euro më pak
Njëzet e gjashtë tituj kampioni. Klubi më i titulluar i Shqipërisë.
Por ky sezon, sezoni 2025-26, rrezikon të shkruhet me ngjyrë tjetër në faqet e historisë bardheblu. Tirana ndodhet sot e nëntë në klasifikimin e Abissnet Superiores, me 26 pikë nga 25 javë lojë në zonën e ftohtë të mbijetesës. Më 23 shkurt 2026, klubi konfirmoi trajnerin e katërt të sezonit. Rekord. Por jo ai lloj rekordi që duan të mbajnë bardheblutë.
Shifrat flasin vetë, vendi i 9-të, 21 pikë. Bilanci pas trajnerit të fubdittrajnerit të fundit Ardian Nuhiu: 4 fitore, 9 barazime, 12 humbje nga 25 ndeshje. Humbja e fundit, ajo ndaj Teutës 1-0, ishte pikërisht ajo që mbylli aventurën e Nuhiut. Largësia nga zona e rënies? Zero deri 1 pikë, Largësia nga Final Four? 15 pikë, praktikisht e pamundur.
Si arritëm deri këtu? Katër trajnerë në një sezon gjë e paprecedentë në futbollin shqiptar. Vangjel Mila hapi sezonin, por u largua pas vetëm dy javësh. Roberto Bordin erdhi me emër italian dhe ambicie; 9 ndeshje, 6 pikë, 4 humbje, u largua pa kompasion. Ardian Nuhiu nga Shkupi nisi me premisa, por luhatjet nuk u falën. Tre humbje radhazi, derbi 1-4, dhe 1-0 me Teutën, aty mbaroie aventura. Tani, trajneri i katërt. Dhe emri që zgjodhi klubi është i njohur shumë mire, Orges Shehi.
Nga janari 2021 deri në tetor 2023, Shehi drejtoi bardheblutë në mbi 120 ndeshje, mori titullin kampion dhe Superkupën e Shqipërisë, me mbi 60 për qind fitore. Trajneri më jetëgjatë dhe më i suksesshëm i Tiranës prej dekadash. Pas largimit shkoi tek Ballkani i Kosovës, por Tirana e tërhiqte gjithmonë. Dje e konfirmoi vetë: “Ishte zgjedhje zemre dhe tifozllëku. Do të përpiqemi të kalojmë këtë situatë kritike.” Debutimi është i enjten, 27 shkurt, transfertë kundër Vllaznisë.
Shehi ka shpëtuar Tiranën njëherë, kur erdhi në krizë në 2021. A mund ta bëjë sërish? Me 11 javë të mbetura, 33 pikë në lojë dhe zonën e rënies vetëm disa pikë larg, secila ndeshje ka peshën e një finale. Nëse ia del, do të jetë rikthimi dramatik i sezonit. Nëse jo, do të jetë kapitulli më i errët i historisë moderne bardheblu. Klubi me 26 tituj kampioni, lufton sot për të mos zbritur.
Top Channel