Bodo/Glimt pushtoi të gjithë median sportive botërore me mrekullinë e bërë në Ligën e Kampioneve teksa eliminoi Interin, skuadrën nënkampione të Evropës në playoffin e kompeticionit. Një sukses i tillë bëri që klubi i Prishtinës në Kosovë të bëhet nostalgjik dhe të kthehet prapa në kohë për të kujtuar fitoren që arriti ndaj skuadrës norvegjeze.

Bëhet fjalë për ndeshjen e zhvilluar në 5 gusht të 2021 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, e vlefshme për raundin e tretë kualifikues të Conference League me Prishtinën që e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 2-1.

Gjithsesi në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në 12 gusht në stadiumin Aspmyra, Bodo/Glimt fitoi me rezultatin 2-0 duke vijuar rrugëtimin e tij në Conference League. Në atë sezon skuadra e Bodo/Glimt arriti deri në çerekfinale ku u eliminua nga Roma e Jose Mourinhos, me verdhekuqtë që morën revanshin ndaj humbjes turpëruese të pësuar në fazën e grupeve me rezultatin 6-1.

Në këtë sezon të Ligës së Kampioneve, Bodo/Glimt ka bërë viktimë edhe emra të tjerë të mëdhenj siç janë Atletico Madrid e Manchester City. Në 1/8 e finaleve skuadra norvegjeze mund të përballet sërish me Citizens ose do të ketë një sfidë me portugezët e Sportingut të Lisbonës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB