Përgatitjet për Evropianin U21 të 2027/ UEFA mbërrin në Shkodër, nis inspektimin e stadiumeve të eventit
Hansi Flick ka vendosur rregulla strikte në skuadër sidomos përsa i përket disiplinës. Trajneri gjerman është shumë kërkues përsa i përket përpikmërisë së futbollistëve të tij teksa nuk i toleron aspak vonesat në stërvitje apo ditët e ndeshjes.
Për këtë mjafton të mendosh ajo çfarë ndodhi me Kounde vitin e kaluar të cilin Flick në ditën e ndeshjes me Rayo Vallecano e la në stol, sepse erdhi me 1 minutë vonesë në takimin e skuadrës para sfidës.
Por Pedri dhe Ferran Torres zbuluan edhe diçka tjetër në lidhje me këtë aspekt teksa pohuan se Flick është në gjendhje të vendosë edhe gjoba të majme nëse ka mungesë përpikmërie. Në një intervistë për programin ‘El Hormiguero’, futbollistët blaugrana pohuan se trajneri gjerman i gjobit me 40 mijë euro gjobë futbollistët nëse vijnë me 10 minuta vonesë në skuadër ditën e ndeshjes.
‘Nëse ditën e ndeshjes vjen me 20 minuta vonesë, më mirë mos u paraqit fare-tha Pedri me tone shakaje-por unë e kuptoj se të shkosh me vonesë është një mungesë respekti ndaj shokëve të skuadrës’.
Top Channel