Galatasaray, Osimhen: Nuk e nënvlerësojmë ndeshjen, në të ardhmen do më pëlqente të luaja te Juventus
Mbrëmjen e së mërkurës, Juventus kthehet në fushën e lojës për ndeshjen me Galatasaray me bardhezinjtë që do të tentojnë të përmbysin humbjen 5-2 të javës së kaluar dhe për të kaluar në 1/8 e finaleve.
Juventus vjen në këtë përballje pas 3 humbjeve radhazi në kampionat dhe Champions me Spallettin që e pranoi se skuadra e tij është në një moment shumë të vështirë.
‘E dimë që është një moment delikat dhe i vështirë, i kërkojmë publikut që të na qëndrojë pranë-tha Spalletti në konferencën për shtyp-sic thonë ata, do të luftojmë deri në fund. Kemi pak shanse, por ne duam t’i luajmë të gjitha’
Spalletti foli edhe për rikthimin në fushë të Yildiz.
‘Për ne është një lider edhe pse është shumë i ri në moshë-shtoi trajneri toskan-ia del të jetë i qetë në momente të vështira, me shumë lehtësi. Në periudhën e fundit shfaqi edhe vullnetin për të qëndruar këtu, është një pikë referimi. Dëshiron të jetë me çdo kusht sepse do shumë që të luajë këtë sfidë. U stërvit pjesërisht me grupin, por në fund erdhi dhe më tha: ‘unë jam, jam në rregull’ dhe kjo tregon shumë’.
Juventus rikuperon edhe Bremer për ndeshjen e së mërkurës.
‘Do të jetë në skuadër dhe mund të aktivizohet gjatë ndeshjes-shtoi Spalletti-ka të njëjtin brum si Yildiz, brumin bardhezi’
Spalletti foli edhe për kritikat dhe fyerjet që i janë bërë portierit Di Gregorio pas paraqitjeve jo të mira të tij në ndeshjet e fundut.
‘Duhet të zhvillojmë aftësinë për të pranuar se jemi të përçmuar, është thelbësore për të mos qenë të varur nga vështrimi i të tjerëve-tha Spalletti-duhet të reshtësh së menduari se çfarë do të ndodhë dhe të përqendrohesh tek ajo që ti do që të ndodhë. Si grup, nuk ekspozojmë askënd ndaj kritikave të të tjerëve. Goli i pësuar ndaj Comos? Nuk duhet të lejonim kundërshtarin që të gjuante, të pasonim më mirë topin’
Megjithatë Spalletti nuk dha asnjë shenjë se cilin mes Di Gregorios dhe Perin do të hedhë në fushën e lojës ndaj galatasaray.
‘Do të arsyetojmë në mënyrë që të gjithë të kenë sa më pak vështirësi që të jetë e mundur-tha Spalletti-do të bëjmë vlerësimet tona duke shpresuar se do të bëjmë zgjedhjen e duhur’.
Top Channel