Real Madrid, Kylian Mbappe ndez sirenat e alarmit në prag të ndeshjes me Benfican
Victor Osimhen në orët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes teksa ndeshja e kthimit të playoffit të Ligës së Kampioneve mes Juventusit dhe Galatasaray po afron.
Skuadra turke ka një avantazh shumë të mirë përsa i përkët kualifikimit për në 1/8 e finaleve dhe Osimhen është tashmë përfshirë në skuadër në transfertën e Torinos, me sulmuesin nigerian që foli në konferencën për shtyp përpara kësaj ndeshjeje.
‘Ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme dhe të gjithë ne e dimë këtë-tha Osimhen-e dimë që do të duhet të luajmë ndaj Juventusit që është një skuadër shumë e fortë dhe ka në përbërje futbollistë me shumë kualitet. Nuk duam të nënvlerësojmë Juventusin, por kemi lojtarë me eksperiencë për të përballuar ndeshjen. Jemi gati dhe duam të fitojmë’
Osimhen foli edhe për një transferim të mundshëm te Juventusi në të ardhmen.
‘Juventus është një prej klubeve më të rëndësishëm dhe këtu kanë luajtur shumë legjenda të futbollit-shtoi Osimhen-kur më folën, kisha shumë dëshirë të vija te Juventusi, por për fat të keq transferimi nuk u realizua, por nëse do të jepet mundësia në të ardhmen, janë shumë klube ku do të doja të luaja dhe Juventus mund të jetë një prej tyre. Tani jam i lumtur këtu, por të ardhmes nuk i dihet kurrë’.
Top Channel